Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan Kosnett

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”.

Haradinaj ka njoftuar se takimi i sotëm me Kosnett është prej takimeve të tyre të rregullta.

Postimi i plotë:

Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve. RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme