Ramush Haradinaj, kryeministri në dorëheqje është takuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.
“Prita në takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin folëm për zhvillimet e fundit politike në vend, të arriturat qeverisëse në Komunën e Mitrovicës dhe bashkëpunimin me nivelin qendror”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Mitrovica është ndër qytetet me rëndësi ekonomike e gjeografike dhe e fokusuar në mundësitë e shumta që ofron Trepça, tashmë pasi që është funksionalizuar dhe i është dhënë fuqia e plotë si aseti kryesor i Kosovës”.