Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të MCC në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Sarah Olmstead.
Haradinaj ka thënë se programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve.
“Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancojë në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë. Kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm dhe programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për gazsjellësin amerikan.
“I konfirmova edhe njëherë mbështetjen time për projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e tjera strategjike në dobi të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj.
Postimi i plotë: