Haradinaj takon ministrin gjerman: Marrëdhëniet ndërshtetërore në nivelin më të lartë

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn, raporton Ekonomia Online. Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Haradinaj për temat e diskutimit me ministrin gjerman ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Postimi i plotë:

Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë. Kënaqësi ta prisja Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian.

Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha.

Më pas Spahn bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.

Të ngjashme