Haradinaj takon Sell, flasin për thellim të bashkëpunimit në arsim në mes Kosovës dhe SHBA-së

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj këtë mëngjes ka takuar, ish diplomatin amerikan, Louis Sell.

“Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“Prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme