Haradinaj: Të kthehemi në komb inovativ, Qeveria do të ofrojë ndihmën e nevojshme

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se duke qenë vend i ri, Kosova mund të ketë përparësi në kyçjen më të lehtë të të bërit biznes, raporton Ekonomia Online.

“Është një situatë e re jo veç për mu, por s’ka njeri sot që nuk është i ekspozuar me ecë me ato që ndodhin. Është një revolucion digjital. Krahas faktit që jemi vend i ri mund të kemi përparësi në atë me u kyç në një mënyrë të re e të bërit biznes dhe të kthehemi në një komb Start Up”.

Kreu i ekzekutivit tha se duhet të kthehemi në një komb inovativ në ekonomi. Ai ka garantuar se Qeveria do të ofrojë ndihmën e nevojshme.

“Fakti që ne jemi prej popujve që ka shtrirje të gjatë dhe përdoruesve e të internetit dhe që mbi 70 për qind e prodhimit në IT është në eksport flet shumë. Ne kemi plot sfida sa i përket zhvillimit ekonomik. Trajnimi është sfidë, kualifikimi i të bërit biznes është sfidë. Jam i interesuar që si Qeveri t’iu qëndrojmë afër të gjithë atyre që janë afër të bërit biznes. Por edhe atyre që janë kandidatë potencialë në të ardhmen”.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, propozoi që Këshillit për Inovacion dhe Ndërmarrësi t’i ndryshohet emri në Koalicion Digjital, ku do të merrni pjesë të gjithë akterët e projekteve digjitale që zhvillojnë ekonominë e vendit, raporton EO.

“Javën e kaluar kemi aprovuar strategjinë dhe i kemi hapë rrugë Ligjit për Ndërmarrësi. Besoj deri nga gjysma e këtij viti mund ta hartojmë për të ndërtuar një rrugë të re ekonomike. Me përkrahje të jashtëzakonshme të kryeministrit kemi mundësi ndarjen e buxhetit. Kemi nda 8 milionë euro për vitet e ardhshme, qëllimi do jetë projektet për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Beqaj ka sqaruar se vitin e kaluar kanë përkrahur 160 biznese të reja. Ai ka sqaruar se kanë prezantuar një projekt rajonal i përbashkët me Maqedoninë e Shqipërinë, raporton EO.

“Ne kemi punuar shumë me bashkëpunëtorë të ndryshëm nga jashtë. Kemi prezantuar para Bankës Botërore një projekt të rëndësishëm për zonat e margjinalizuara. Vitin e kaluar kemi përkrahë edhe OJQ dhe Start Up-et, 160 prej tyre. Presim që komisionet ta bëjnë punën e vet dhe të vlerësojmë këto projekte dhe të krijojnë vende pune. Kemi hapë procedura për tri qendra, qendra për inxhieneri mekanike, kemi lëvizë edhe me Pejën, Ferizajn e Mitrovicën”.

“Përveç kësaj, së voni kryeministër kemi prezantuar një projekt rajonal i përbashkët me Maqedoninë e Shqipërinë. Duke marrë parasysh që projektet dhe agjenda e BE-së ka marrë formë organizative unë do t’i propozoj Komisionit sot që Këshilli për inovacion dhe ndërmarrësi t’i ndërrohet emrin nga Këshill për inovacion dhe ndërmarrësi në koalicion digjital që mundëson që të gjithë akterët përmes ekonomisë digjitale të jenë pjesë e këtij mekanizmi”.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Mbahet takimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, March 25, 2019

Të ngjashme