Kryeministri Ramush Haradinaj tha se mundësit janë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje nëse njëra parti e koalicionit dëshiron një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit duke komentuar deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Halitit se PDK-ja mund ta dërgoj vendin në zgjedhje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe partia që udhëhqet të ndërmarrjë një veprim të tillë.
“Në mbajtjen e zgjedhjeve është e vërtetë që PDK lehtë mundet me qu vendin në zgjedhje sepse njëra parti e koalicionit mundet me qu vendin në zgjedhje”, tha ai.
Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Haliti, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë legjitime.