Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), Ambasada Finlandeze në Kosovë dhe UNDP-ja kanë mbajtur konferencën një-ditore, e cila lidhet me vënien në funksion të ekosisteme të një shkalle të ulët në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ramush Haradinaj kryeministër në detyrë, tha se vendi është para dy sfidave, rritjes ekonomike dhe kujdesit ndaj ambientit.
Ai më pas para të pranishmëve shtoi se gjatë viti 2018 janë regjistruar 722 kompani veç në sektorin e tregtisë, kurse në ndërtimtari 266 kompani.
“Kosova është para dy sfidave në vete. E para është nevoja që ta rritim ekonominë dhe e dyta kujdesi ndaj ambientit ku ndodhet kjo ekonomi. Dhe në këto sfida Kosova nuk është vetëm, por është bashkë më ambasadën finlandeze duke përkrah ekosistemet në zhvillim”.
“Unë dua t’i them disa të dhëna sa i përket mundësinë e zhvillimit të kompanive në Kosovë. Të regjistruara në Kosovë janë më së shumti ka në sektorin e tregtisë, pra janë 722 të regjistruara në vitin 2018, në ndërtimtari janë 266 të regjistruara, pra ka edhe në sektorë të tjerë”, ka thënë Haradinaj.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se konferenca është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të cilat kanë për qëllim të vënë në dukje rëndësinë e ekosistemeve të vogla në Kosovë.
Sipas tij, bashkëpunimi i mirë me Ambasadën e Finlandës, tregon një lidership, një proaktivitet një dëshirë që të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë diçka bashkë në Kosovë.
Ai më tej ka shtuar se motivimi i kësaj konference është bazuar në atë që Finlanda e kryeson Bashkimin Evropian në këtë gjashtë mujor dhe ka si fokus pjesën e zhvillimit të qëndrueshëm, pjesën e ekosistemit, të ambientit, disa elemente të rëndësishme që janë parakusht i mirë i zhvillimit.
“Më thënë drejtën ne kemi bashkëpunim të mirë më ambasadën finlandeze dhe motivi i kësaj konferencë ka qenë përkrahja e ekosistemit në Kosovë. Është fakt se ka rritje ekonomike të mirë prandaj kërkohet edhe një hap tutje drejt sistemit zhvillimor dhe ne kemi një potencial në sisteme të ndryshme që ndihmon Kosovën qoftë në nivel vendi po ashti edhe ndërkombëtarë”.
“Mendoj se aspekti global e ndihmon shumë këtë debat dhe kërkojmë që gjithashtu të mos mbesë pa përkrahje edhe në të ardhmen këto projekte”.
Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Pia Stjernvall tha se bota po ndryshon sa i përket ekosistemit, raporton EO.
“Në kuadër të zhvillimeve të vrullshme në shkallën botërore, udhëheqësit i shohin ekosistemet në shkallë të vogël, si të suksesshëm në sektorë të ndryshëm, përfshirë atë të automobilave, sistemin bankar dhe TIK”.
“Për më tepër, ata kanë prirje të kontribuojnë në mbështetjen, e ekonomive të përbashkëta, të ashtuquajtura ‘ekonomi rrethore’”.
Kjo konferencë ka për qëllim të nënvizojmë rëndësinë e ekosistemeve inovative në Kosovë, gjatë së cilës organizohen disa panele diskutimi lidhur me inovacionin, edukimin dhe ekonominë.