Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka folur për rëndësinë e një shteti funksional, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se sukses i shtetit është edhe fuqia e guximit për ata që zgjidhen në krye të shtetit.
“Kosova shtet funksional është me marrëdhënie me disa palë. Jemi shtet parlamentar dhe funksionimi ynë që buron nga zgjedhjet është i bazuar nga normat, e ajo normë është ligji. Se çka është suksesi i shtetit, është edhe fuqia e guximit që kanë ata qe zgjidhen në krye të shtetit. Sa më të zotë ata njerëz që zgjidhen ata japin më shumë efekt. Sipas meje forcimi i besnikërisë së mandatit edhe me qenë efikasitet nga mandati, pra kështu unë e mendoj se kështu është shteti funksional”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për vendimin e parë që ka marrë në kohën kur është zgjidhur kryeministër.
“Vendimin e parë kur unë jam zgjedhur kryeministër ka qenë zgjidhja e krizës energjike. Nuk kam menduar se do jetë vendimi i parë. Janë edhe disa ligje që janë marrë në kohën e qeverisjes. Po e marrim ligjin për kryeqytetin pra ka munguar që 20 vite edhe unë e kam shtyrë përpara këtë ligj”, ka thënë ai.
Haradinaj flet për vendimet e marra dhe ato që do t’i marrë si kryeministër i ardhshëm
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimet e para si kryeministër i ardhshwm kryesisht do të jenë lidhur me ekonominë.
Ai ka thënë se një prej këtyre vendimeve do të jetë ai për TVSH-në, që të mos paguhet në doganë, por drejtpërdrejt nga qytetari, në mënyrë që të mos mbahet paraja peng nga bizneset.
Haradinaj ka treguar se kur e ka marrë Qeverinë në mandatin e parë nuk prodhohej as rrymë.
Haradinaj ka folur edhe për vendimet që janë marrë në qeverisjen e tij.
“Janë disa konstatime por mendoj se edhe në këtë qeveri janë bërë punë të këqija. Por nëse flasim për punë të mira, atëherë mund ti numërojmë. Ligji për pagat e ka pas për bazë rritjen e pagave për gjyqësorin. Për herë të parë unë e kam bërë ligjin e pagave për gjithë Kosovën”.
E për cilësinë në arsim, Haradinaj tha së gjendja është e dhimbshme. Ai foli edhe taksën ndaj produkteve të Serbisë.
“Taksa ka qenë e vetmja mënyrë për mbrojtje nga Serbia. Nëse taksa ka rezultuar me rritje të prodhimit me 10 për qind në tregun tonë, imagjinoni se çfarë ndodh në Serbi. Me bindje të plotë e the se ky vendim e ka kthyer Kosovën në tavolinën e të barabartëve”.
Këto komente ai i bëri në diskutimin në kuadër të Forumit “FOL Hapur”.