Haradinaj uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të shërbejë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. 

Në faqën e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo festë duhet të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit.

Urimi i plotë:

Vëllezërve dhe motrave shqiptarë ortodoksë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët!

Kjo festë le të shërbejë si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore dhe për të rritur unitetin dhe tolerancën ndaj njëri-tjetrit.

Të ngjashme