Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Rahovec, ka vizituar dhe Palestrën e Qytetit dhe Bodrumin e Vjetër “Haxhijaha”.
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili vjen nga partia e tij, Haradinaj “inspektoi’ fillimisht punimet në Palestrën Sportive, e cila është pothuajse në përfundim.
Më pas, shefi i Qeverisë vizitoi dhe “Bodrumin e Vjetër” që funksionon në kuadër të ndërmarrjes “Haxhijaha”, në Rahovec, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar t’u përgjigjet pritjeve që kanë qytetarët e Rahovecit.
“Do t’u dalim zot fermerëve të Rahovecit, të cilët ndikojnë direkt në parametrat e zhvillimit ekonomik”.
“Mbështetje të plotë, kryetari Smajl Latifi, do të ketë edhe për ligjin që do ta bëjë Rahovecin zonë strategjike të interesit të veçantë në bujqësi, zonën ekonomike dhe turistike, si dhe për të gjitha projektet tjera, ku është e nevojshme përkrahja e Qeverisë”, ka shkruar Haraduinaj, në një postim në Facebook.