Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi përmes Facebook se kishte shkuar për të parë situatën nga afër pas vërshimeve në Pejë. Ai u shpreh se kishte ndarë dhimbjen me familjen e viktimave.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.
Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.
Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!”