Haradinaj viziton policin që u sulmua në veri

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se sot e ka vizituar në spital policin që u plagos mbrëmë në veri të vendit, nga disa persona të armatosur, të cilët sulmuan Policinë.

Haradinaj ka falënderuar policët për shërbimin e tyre, në kohën kur është tensionuar situata në pjesën veriore të Kosovës.

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në postimin e tij thuhet tutje se “kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”

Të ngjashme