Ndërsa e gjithë bota është duke u argëtuar gjatë kësaj vere të nxehtë e duke ekspozuar fotografi të shumta në platformën Snapchat, me sa duket një aplikacion i ri ka hyrë në treg dhe po e rivalizon fuqishëm Snapin.
“Snow” quhet programi i cili është hedhur fillimisht në përdorim në tregun korean dhe po ofron mijëra mundësi për fytyrat interesante, shumë më shumë se ato në Snapchat.
Po ashtu, fotografitë e postuara keni mundësi t’i editoni apo edhe tua zgjatni kohën e postimin në 72 orë, në dallim nga Snap ku mund ti lini për vetëm 24 orë.