Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Bajram Hasani ka reaguar pasi Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës lidhën koalicion në këtë qytet.
Hasani ka thënë se ky koalicion është ngritur mbi pazare, të cilat sipas tij do të merren vesh shumë shpejt, shkruan Demokracia.com.
“Patën thënë kurrë me PDK-në. I patën quajtur kriminelë e hajna, por sot gjetën strehim në gjirin e tyre. E krejta parimet i shkelën. Koalicionet i ngritën mbi pazare të cilat do të merren vesh shumë shpejt.”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Ai i ka uruar suksese koalicionit VV-PDK, duke i paralajmëruar se do të jenë nën vëzhgimin e opozitës.
“Sidoqoftë shumë suksese! Ne opozita jemi këtu.”, është shprehur ai.