Hasani: Kosova po i bashkëngjitet botës në luftën kundër narkotikëve

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task-Forcës Shtetërore për Anti Drog dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, gjatë një tryeze të organizuar nga studentët ku temë kryesore ishin dukuritë negative tek të rinjtë, theksoi se Qeveria dhe kryeministri Haradinaj, e kanë prioritet që të rinjve t’iu krijojnë kushte të mira të jetës dhe së bashku ta jetësojnë Kosovën e re me zhvillim ekonomik, e kështu duke e larguar fokusin e të rinjve nga narkotikët.

Hasani i informoi të pranishmit se TaskForca është duke bërë gati programin operativ së bashku me institucionet e linjës, prindërit e të rinjtë e Republikës që fushata institucionale për siguri në shkolla të realizohet me sukses.

Të ngjashme