Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka caktuar gjyqtarin Hashim Çollaku në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit, deri në emërimin e kryetarit të këtij institucioni sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Hashim Çollaku,i cili deri më tani ka qenë zv.kryetari i gjykatës, është gjyqtar në Departamentin për të Mitur në Gjykatën e Apelit.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1979. Provimin e Jurisprudencës, e kreu ne vitin 1987 në Prishtinë.
Në vitin 2006, mori titullin Master i Shkencave Juridike, ndërsa 6 vite më vonë fitoi gradën Doktori i Shkencave Juridike në ECPD.
Karrierën në sistemin e drejtësisë e filloj në vitin 1989 në Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prizren. Në këtë te fundit, vetëm një vit me vonë , u emërua gjyqtar.
Nga viti 1992 deri 1999, punoj si avokat. Në vitin 2000, u kthye serish si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren. Pas katër vitesh(2004) u bë prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.
Pastaj në vitin 2010, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut, po në këtë qytet, ku punoj deri në vitin 2012. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar ne Gjykatën e Apelit.