Presidenti Thaçi takon ambasadorin italian

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se dy shtetet, Kosova dhe Italia,  kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme