Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka akuzuar ish-qeveritë lokale të udhëhequra nga PDK-ja për keqpërdorimin e buxhetit komunal në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij shembull konkret në këtë drejtim është projekti i rregullimit të “Kompleksit Memorial të Martirëve në Korishë”, ku nga buxheti komunal janë paguar 193 mijë euro, derisa punimet nuk janë përfunduar as për së afërmi.
Haskuka ka theksuar se qeverisja e tij nuk ka pasur dëshirë që të humbë kohë me parregullsitë e qeverisjes së kaluar, por se e ka pas për detyrë raportimin e parregullsive dhe keqpërdorimeve, ku më shumë se 58 raste janë përcjellë te organet e gjyqësisë.