Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore për rastin e njohur si Pronto, duke thënë se kjo është goditje për shtetin e së drejtës.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se Gjykata sot i ka dhënë te drejtë atyre që i kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.
“Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!”, shton tutje.
Deputetja thotë se aktgjykimi i shpallur sot është vulë e shtetit të kapur.
“Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re”, është shprehur Haxhiu.