Javën e ardhshme pritet të votohet qeveria “Kurti II”. Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani janë në përfundim të listës së emrave për kabinetin qeveritar.
Burimet e IndeksOnline brenda VV-së kanë konfirmuar se në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu, e cila edhe në mandatin e kaluar ka qenë në këtë pozitë.
Punë e kryer është edhe pozita e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Këtë dikaster do ta drejtojë Arbërie Nagavci. Ajo në mandatin e fundit ishte emëruar nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ndërsa më parë ishte edhe drejtoreshe e arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.