Haxhiu: Epopeja e UÇK-së është betejë e një familje kundër një shteti siç ishte Serbia

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe pranë busteve të heronjëve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz.

Haxhiu ka thënë se Epopeja e UÇK-së e 5, 6 dhe 7 marsit është Beteja më e lavdishme e popullit shqiptar.

“Betejë e një familje kundër një ushtrie, kundër një shteti siç ishte Serbia. Betejë që përcaktoi fatin e popullit të Kosovës. Falë sakrificës sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij Kosova u çlirua dhe gëzon pavarësinë. Pa këtë sakrificë, flijim hyjnor shembull unikat në botë, as bota demokratike nuk do të na ndihmonte ta fitojmë luftën tonë. Përjetësisht lavdi komandant i përmasave botërore që sot rrisim fëmijët në Kosovën e lirë. Lavdi familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme