Deputeti i Partisë Demonratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se gjysma projektit të Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës është siguruar me donacion.
Sipas Haxhiut, projekti ka nisur së ndërtuari në vjtin 2019, dhe gjysma e projektit është siguruar nga shoqata “Nëna Terezë” dhe “Jetimat e Ballkanit”.
“Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata ‘Nëna Terezë’, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, me udhëheqës Halil Kastrati”, ka shkruar Haxhiu.
Madje sipas Haxhiut, shkak i “degradimit të shëndetësisë” nga Qeveria Kurti, po dështon konkursi për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës.
“Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë , saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar tutje Haxhiu.