Haxhiu: Infrastruktura sportive e mbuluar nga balta, stadiumet duhej të përfundonin në 2022-ën

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu sot në seancën plenare foli për ligjin për sport.

Ndër tjera, Haxhiu tha se infrastruktura sportive është e mbuluar nga balta, teksa stadiumet e ndryshme është dashur të përfundonin deri në vitin 2022.

“Ligji për sport po na vjen pa strategjinë për sportin, ndërkohë infrastruktura sportive e mbuluar nga balta. Stadiumi “Adem Jashari” do të duhej të përfundonte në vitin 2021, kontrata e nënshkruar në vitin 2019. Stadiumi nacional do duhej përfundonte në vitin 2022. Stadiumi i Suharehekës, i Gjilanit, i Ferizajt, i Pejës, i Podujevës, do duhej përfundonin në vitin 2022. Pse u bllokuan stërvitjet në stadiumin nacional? Për inate politike është bllokuar edhe ky projekt. Stadiumi “Fadil Vokrri” është shkatërruar dhe për fat të keq gjendja e tij dhe fushës në të cilën luajnë ikonat e futbollit tonë u bë lajm për baltën që ishte në stadium”, tha Haxhiu.

Të ngjashme