Haxhiu: Kemi qenë këmbëngulës për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës, jemi penguar në reformën e sistemit të drejtësisë

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 12:20 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë është një ndër reformat më të rëndësishme në vend, ndërsa ka deklaruar se janë penguar në këtë rrugëtim, raporton Ekonomia Online.

Gjatë seancën së Kuvendit ku po diskutohen tri Propozim-amendamenteve Kushtetuese, me nr.28, 29 dhe 30, Haxhiu ka thënë se kanë qenë këmbëngulës për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.

Ajo ka thënë se kjo reformë ka për qëllim fuqishëm e institucione të drejtësi, kthimin e besimit të qytetarëve  në institucionet e drejtësisë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Ajo theksoi se Vettingu është kushti që në sistemimin e drejtësisë të këtë gjyqtarë me integritet të lartë, moral dhe profesional.

“Një ndër reformat në sistemin e drejtësisë, që ka për qëllim fuqishëm e institucione të drejtësi, kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe më e rëndësishmja pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Ka qenë një nga zotimet tona para qytetarëve dhe për të ardhur deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshme, që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar reformën të rëndësishme, kemi qenë këmbëngulës për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës”.

“Gjykata Kushtetuese pas 9 muaj i jep dritën jeshile Vettingut. Nuk është e vetmja reformë që jemi duke e bërë. Reforma tjetër është ajo në Këshillin Prokurorial… Reformat po bëhen në disa nivele dhe jemi në rrugë të mbarë. Vettingu është kushti që sistemi i drejtësisë apo në sistemimin e drejtësisë të kemi gjyqtarë me integritet të lartë, moral por edhe profesional. Vettingu është rruga përmes së cilës mund të sigurohemi që është rruga pa u ndikuar nga as kush, as nga pushtet që vijnë e shkojnë. Ju ftoj që të jemi të unifikuar për këtë reforme”, ka thënë ajo.

Të ngjashme