Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sqarime nga Prokuroria, lidhur me rastin e hetimit mbi vdekjen e Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.
Albulena Haxhiu nga kjo parti në një konferencë për media, ka thënë se Prokuroria duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me këtë rast, pse nuk është prioritet.
“Deri kur kanë mbërritur hetimet për rastin Dehari dhe pse prokuroria nuk është aktive”,është shprehur ajo.
Haxhiu ka thënë se në kohën kur ishte ministre Kryeprokurori Lumezi i kishte thënë se në qershor, do të vijnë në Kosovë ekspertët nga Zvicra lidhur me rastin e Deharit.
“Në kohën sa isha ministre e drejtësisë nga prokurori Lumezi kam marrë konfirmim që do të vinte në Kosovë ekipi i ekspertëve zviceran për rastin Dehari. Sot jemi në muajin gusht a kanë qenë ekspertët zviceran në Kosovë”.
“Kërkojmë të dimë nëse kanë ardhur. Nëse po çfarë ka ndodhur, dhe nëse nuk kanë ardhur pse”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka kërkuar edhe publikimin e arsyes së faljes së dëshmitarëve në rastin e Astrit Deharit, nga presidenti Thaçi.