Haxhiu: Me Kurtin në Qeveri, Serbia futi çizmen e saj në Kosovë

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 12:43 | Nga Valmire Abdullahu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, fajësoi Qeverinë Kurti për mënyrën se si Serbia kreu sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë. Haxhiu vlerësoi që Albin Kurti ka harruar plotësisht kauzat e tij, që nga momenti i uljes në karrigen e kryeministrit të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Për herë të parë pas çlirimit të vitit 1999, çizmja e ushtarit e paramilitarit të Serbisë, ka shkelur në Kosovë më 24 shtator 2023, me Albin Kurtin në qeveri. A është rastësi që me këtë qeveri në krye, Serbia mori guximin që ta fusë çizmen e saj, mjetet e motorizuara të saj, e uniformën e saj në Kosovë. A është rastësi? Kah dhe si e mori sërish guximin Serbia që të jetë më uniformë në Kosovë. Kjo qasje e qeverisë e ka sjellë çizmen e Serbisë sërish në këtë vend”.

“Nëse Albin Kurti në opozitë e ka goditur Policinë e Kosovës me mjete të forta, e duke i lënduar mbi 250 policë në protestat politike të Vetëvendosjes, të gjitha këto kauza, i harroi në momentin që u ul në karrigen e kryeministrit”, tha ai.

Të ngjashme