Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të enjten finalizohet drafti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Tutje ajo tha se në 100 ditët e para të punës kanë kursyer 2.5 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Madje ajo tha se në fund të gushtit ne do ta dërgojmë në Qeveri dokumentin që do t’i hap rrugë procesit së vettingut.
“Nesër do të finalizohet drafti i parë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe kjo do t’i kthehet qytetarëve”.
“Deri në fund të gushtit ne do ta dërgojmë në Qeveri dokumentin që do t’i hap rrugë procesit të vettingut. Ne tash kemi proceduar ndryshimin që heq pengesat për gjykimin në mungesë”.
“Ne si kabinet çdo të premte presim në takim qytetarët kryesisht lidhur me sistemin e drejtësisë dhe mbi 200 kemi pritur në takim. Sa i përket kursimit të buxhetit ne kemi arritur të kursejmë paranë publike në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro. Këtu futen kategoritë e kursimeve, ndaljeve të shpenzimeve, ulje të pagave, të tarifave dhe ndalje të keqpërdorimeve”, tha Haxhiu.