Haxhiu: Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve

| 09 Nën 2023 | 14:04 | Nga

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar sot se kanë hasur në mbetje mortore që potencialisht mund të jenë persona të zhdukur, në Prekaz të Skenderajt.

E ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një njoftimi ka thënë se në Prekaz të Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të tre individëve.

Ajo theksoi se ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve , derisa theksoi se mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor.

“Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve. Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor. Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, tha Haxhiu./teve1.info./

Të ngjashme