Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civilë të paarmatosur, trupat e tyre u dërguan në Rashkë për t’u fshehur krimi

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

U.D.Presidentja e Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se, përkundër faktit që dihen emrat e kriminelëve serbë, ende nuk ka drejtësi për këto krime.

Sipas saj, institucionet janë angazhuar për të shtuar kapacitetet si në Polici ashtu edhe në Prokurorinë Speciale, si dhe është miratuar Instituti për Krimet e Luftës, me qëllim që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

Ajo, tha se në këtë vend u vranë 24 civilë të paarmatosur me bomba dore.

“Trupat e tyre përveç se u sulmuan me bomba dore dhe armë automatike, u dogjën, u dogjën disa herë me qëllim që të fshehin krimin. U vranë 24 civilë të paarmatosur dhe pasi u vranë trupat e tyre u dërguan në Rashkë të Serbisë për t’u fshehur krimi….Si institucione jemi angazhuar që të shtojmë edhe kapacitete edhe në Polici edhe në Prokurori Speciale. Kemi miratuar Institutin e Krimeve të Luftës që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi pranë familjeve në këto kohë të vështira…. Dhimbja mbetet e madhe edhe pas 27 vitesh”, ka thënë ajo.

Të ngjashme