Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton për inicimin e procedurës disiplinore ndaj një përmbaruesi privat, me dyshim për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij.
E njëjta ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët gjatë marrjes së shërbimeve nga ana e noterëve, përmbaruesve privat apo ndërmjetësuesve, hasin në ndonjë parregullsi apo shkelje ligjore, rastin ta paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë.
Postimi i saj i plotë:
Mbikëqyrja e punës së profesioneve të lira është jo vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe përkushtim i imi.
Sot kemi iniciuar procedurës disiplinore ndaj një përmbaruesi privat, me dyshim për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij.
Do të jemi të pa kompromis në vënien para përgjegjësisë të kujtdo i cili nuk vepron sipas përgjegjësisë. Me këtë rast e inkurajoj komisionin disiplinor që këtë rast ta trajtojë në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Po ashtu i ftoj të gjithë qytetarët të cilët gjatë marrjes së shërbimeve nga ana e noterëve, përmbaruesve privat apo ndërmjetësuesve, hasin në ndonjë parregullsi apo shkelje ligjore, rastin ta paraqesin në Ministri të Drejtësisë.
Ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia jo vetëm si nocione, por para së gjithash si parime do të jenë udhërrëfyes i punës sime dhe i Ministrisë së Drejtësisë.