Haxhiu: Paqe me hajni nuk ka, Kosova nuk meriton prokurorë frikacakë

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë para protestuesve se Kosova dhe qytetarët e saj nuk meritojnë prokurorë frikacakë.

Sipas saj, urgjentisht duhet të nis hetimi i skandaleve korruptive të kësaj qeverie dhe hetimi i pasurisë së paligjshme të politikanëve.

“Aq pak punë po bëhet brenda kësaj zyre, saqë ka qenë e domosdoshme të mblidhemi në këtë protestë. Aq keq po funksionon prokuroria saqë është i domosdoshëm mesazhi i ardhjes sonë këtu. Protesta jonë do të jetë paqësore, por fjalët tona duhet të dëgjohen. Me hajna nuk ka shtet, pa drejtësi nuk ka paqe, protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se nuk do të ndalen me protesta deri në largim të PANhajnisë.

“Jemi këtu sepse po të kishte sistem të drejtësia, PANhajnia nuk do të mund të qëndronte në pushtet as edhe një ditë.  Por, boll ma, koha e PANhajnisë, e këtyre që ia kanë zënë frymën këtyre institucioneve ka përfunduar. Qytetarët dhe Kosova nuk meritojnë prokurorë frikacak”, ka thënë Haxhiu.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë protestës së organizuar para zyrës së Prokurorisë të Shtetit, ka thënë se qytetarët janë të revoltuar nga padrejtësitë dhe korrupsioni që po e fundosë shoqërinë.

“Jemi mbledhur këtu si qytetarë të revoltuar prej padrejtësisë dhe korrupsionit që po na fundosë”. Jemi bërë bashkë për ta ngritur një aktakuzë kolektive ndaj sistemit tonë të drejtësisë. Të akuzuarit kryesorë janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët që po i amnistojnë keqbërësit”.

“Nëse një hajn ka vjedhur dru në mal, atëherë ai duhet të frikohet nga Prokuroria. Ndërsa nëse një hajn ka vjedhur para me vlerë prej një milion euro, atëherë garant atë hajn e keni në Qeveri”.

“Pushimi i hetimeve dhe tërheqja e aktakuzave orkestrohet nga pushteti. Një javë pasi që ta heqin aktakuzën, të bëjnë edhe drejtor të AKI-së, siç e ka bërë Hashim Thaçi, Driton Gashin vetëm një javë pasi iu tërhoq aktakuza. Pastaj ky i fundit bënë dëbimin e gjashtë shtetasve turq. Një qeverisje e re në Kosovë është e domosdoshme, ne duhet ta bëjmë një reformë të thellë në sistemin tonë të drejtësisë. Duhet ta shndërrojmë në një sistem të rëndësishëm, efikas dhe të fuqishëm. Protestat tona nuk do të ndalen derisa ky vullnet i popullit të Kosovës të vijë në vend”.

Studentë nga Fakulteti Juridik kanë marrë fjalën në protestën e Vetëvendosjes kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Njëra nga ato ka “ngritur” aktakuzë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

“Unë Altina Nika studente e fakultetit juridik do të marrë sot rolin e prokurores dhe do të ngrejë këtë aktakuzë. Në mbështetje të ligjit ushtroj aktakuzë kund të pandehurit Aleksandër Lumezit. Aktualisht ushtron rolin e kryeprokurorit të shtetit dhe është milioner. Personi në fjalë që nga viti 2000 e deri më tani ka përdorur dokument të falsifikuar, respektivisht certifikatën e Jurispodencës dhe me këtë certifikatë të falsifikuar ka arritur të bëhet Kryeprokuror”.

Një student që improvizoi gjyqin ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, e ka shpallë fajtor atë për 53 milionë euro dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

“Të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit apo me konfiskim të pasurisë që do të ishte ekuivalente me atë që humbi Kosova”.

Studentët kanë vazhduar me kryekuvendarin Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi duke iu shqiptuar dënime për vepra penale.

Nis protesta e VV-së kundër kryeprokurorit Lumezi

Nën thirrjet “Lumez Ik” dhe “Baju Prokuror se na bone hor”, ka filluar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës po kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, raporton Ekonomia Online.

Protesta sipas Lëvizjes Vetëvendosje parashihet të jetë paqësore, ndërsa në protestë shihet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe aktivistëve.


Protesta kundër Lumezit, protestuesit fillojnë të mblidhen
 
Qytetarët kanë nisur të mblidhen para objektit të Prokurorisë aty ku do të mbahet protesta kundër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, raporton Ekonomia Online.

Pak minuta para së të filloi protesta Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Luan Haradinaj”. Përveç kalimtarëve, asnjë veturë nuk po lejohet që të kalojë në këtë rrugë.

Ata nuk po i lejojnë që të kalojnë veturat nga kjo rrugë, meqenëse për pak minuta do të fillojë protesta e Lëvzjes Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit Lumezi.

Të ngjashme