U.D. Presidentja e vendit, njëherit kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka shkruar pas homazheve që ka bërë pranë memorialit “Heroina”.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se Republika jonë ka detyrim moral, historik dhe institucional që të mos ndalet derisa secili autor i këtyre krimeve të përballet me drejtësinë.
Postimi i saj i plotë:
Sot, në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, bëmë homazhe pranë Memorialit “Heroinat”, në nderim të të mbijetuarve të njërit prej krimeve më të rënda të luftës.
Me guximin për të dëshmuar dhe për të kërkuar drejtësi, ato e ata janë shndërruar në zë të fuqishëm të së vërtetës sonë kolektive.
Republika jonë ka detyrim moral, historik dhe institucional që të mos ndalet derisa secili autor i këtyre krimeve të përballet me drejtësinë.
Shteti ynë do të qëndrojë përherë në anën e së vërtetës, dinjitetit dhe kujtesës së tyre.