Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë: Janë shfaqur barrikada, s’ka garancë se marrëveshja do të ndodhë

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje tha se shpresojnë që me LDK-në të arrijnë marrëveshje, por deklaroi se nuk mund të garantojnë për shkak të barrikadave që po e pengojnë koalicionin, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se për Vetëvendosjen janë të pakapërcyeshme këto barrikada.

Haxhiu tha se posti i Presidentit dhe këmbëngulja e LDK-së janë disa nga këto barrikada.

“Unë besoj që në rregull që para qytetarëve të krijomë shpresa se patjetër të bëhet koalicioni. Qytetarët u premtojmë se do të bëjmë përpjekje maksimale. Dje janë shpalosur të gjitha çështjet, ka qenë debat i sinqertë me shumë çështje që nuk janë thënë më përpara, ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv, por nuk mund të them me garancë se marrëveshja do të ndodh, do të bëjmë përpjekje maksimale”.

“Ne jemi shumë të interesuar që ta bëjmë këtë, por duhet të lëvizim dhe të mos kemi barrikadime sepse për Lëvizjen Vetëvendosje janë të pakapërcyeshme”, tha ajo, raporton EO.

Haxhiu tha se kjo mbledhje e kryesisë ishte një mbledhje e gjatë e Vetëvendosjes, ishte njëra nga mbledhjet e rregullta të partisë, në të cilën Albin Kurti i njoftoi anëtarët për ecurinë e takimeve me LDK-në.

“Po ashtu diskutuam shumë çështje organizative pasi jemi në fund të viti 2019. Ju e dini se sot e kemi takimin në ora 16:00 me LDK-në në Kuvendin e Kosovës. Ne po bëjmë përpjekje për të arritur një koalicion. Nuk mund të themi se kjo do të ndodh, për faktin se në anën tjetër kemi barrikadime. Unë mendoj se për aq kohë sa kemi barrikadime nuk mund të kemi koalicion”.

Të ngjashme