Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, në Kuvend ka thënë se është përkeqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UCK-së
“Është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UCK-së, ndaj bëjmë thirrje drejtësisë transparente që mos të ndodhin spektakle të tilla, sepse të gjithë të ftuarit, pra ata veteranë që janë ftuar nga Tribunali i Hagës , të gjithë kanë qenë vullnetar dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen, por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”.