Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu planifikon që të vizitojë veriun e vendin për të parë nga afër punë e institucioneve në atë pjesë të vendit.
Haxhiu në një intervistë Ekonomia Online tha se shqetësim mbetet ndikimi i Beogradit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ajo më tej thotë se nëse vazhdon që taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia të mbetet në fuqi, institucionet e drejtësisë në atë pjesë kanë paralajmëruar bojkotimin e punës dhe greva.
“Unë nuk kam pasur asnjëherë vizitë atje për të parë për së afërmi se sa ka gjetur zbatim, natyrisht ndër planet e mia do të jetë edhe vizita atje dhe për të parë punën e institucioneve atje”.
“Shqetësimi imi kryesor varësia që kanë ato institucione nga Beogradi dhe ju e dini që kur është vendosur tarifa ata kanë bojkotuar ose paralajmëruar që do të lirojnë vendet e punës ose do të mbajnë grevë në rast se vazhdon tarifa”.
“Besoj që institucionet atje nuk duhet ta varen nga Beogradi, ato janë institucionet e drejtësisë që duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve. Do të marr një raport se si është gjendja, a bashkëpunojnë institucionet atje me këshillat përkatëse këtu dhe pastaj do ta planifikojë agjendën”.
Duke folur për marrëveshjen për drejtësi Kosovë-Serbi, Haxhiu thotë se për këtë cështje nuk është dashur që të diskutohet në Bruksel, por që të dakordoheshin institucionet vendëse.
“Unë kam qenë kritike për faktin se e kam konsideruar si një proces politik, nuk është dashur që kjo marrëveshje të nënshkruhet në Bruksel, i takon institucioneve të drejtësisë që të veprojnë dhe punojnë në këtë drejtim, këshillave përkatëse në këtë rast Këshillit Gjyqësor siç e ka përgjegjësinë për gjitha institucionet tjera”.
E pyetur se a ka të dhëna se sa po luftohet krimi e kontrabanda në këtë pjesë, Haxhiu tha se nuk ka informacione, raporton EO.
“Besoj që tashmë jam pa bërë një analizë. Është e qartë se kontrabanda, krimi i organizuar dhe korrupsioni është shumë i shprehur në atë pjesë, dhe ata veprojnë lirshëm përpara institucioneve të drejtësisë për vepra të tilla kriminale”.
“Prandaj nëse vendosim themelet e shteti të së drejtës, natyrisht që rastet e tilla qoftë në veri apo kudo tjetër nuk do të lejohen”.
Të hënë janë bërë 5 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.
Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësinë.