Haxhiu: Qeveria e paaftë në menaxhimin e pandemisë, t’i ndryshojë masat kufizuese

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria që t’i ndryshojë masat kufizuese që janë në fuqi.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.

Ai ka thënë se shumë vende të BE-së kanë larguar masat kufizuese, pasi sipas tij vdekshmëria nga Omicroni është më e ulët se e gripit sezonal

Postimi i plotë i tij:

Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.

Çfarë masa janë këto, kur përsonat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?!

Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë.

Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.

Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.

Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal.

Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale.

Të ngjashme