Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për të siguruar librat për nxënësit.
Deputeti i PDK-së, u ka referuar si Qeveri “Zdravo”, teksa i quan edhe hajna.
Haxhiu ka thënë se për 15 vite prindërit nuk e kishin këtë obligim të blerjes së librave, pasi sipas tij këtë barrë ua pat heqë ish-kryeministri Hashim Thaçi.
“Qeveria ‘Zdravo’, a edhe në ABETARE po doni me vjedh a? Mos shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, është dështimi i radhës i Qeverisë, me qëllim të përfitimit nga rimbursimi përmes oligarkëve të bankave. Tani e 15 vite prindërit nuk e kishin këtë obligim të blerjes së librave pasi këtë barrë ua pat heqë Hashim Thaçi duke ua siguruar librat falas përmes MASHT-it”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu.
“Për 330 mijë nxënës oligarkët e bankave do të përfitojnë nga transaksionet bankare afro 1 milion euro, ashtu siç po përfitojnë nga 10 euro në shtesat e fëmijëve ku 2.5 euro i përfitojnë oligarkët e bankave nga transferet bankare. Këta analfabetë funksional duhet të shkojnë në shtëpi, nuk janë të aftë të qeverisin, edhe në libra shkollorë po tentojnë të vjedhin edhe ne ABETARE”, ka shkruar Haxhiu.