Haxhiu thotë se MSh-ja nuk e publikon vaksinimin në veri, Latifi e quan të pasaktë

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë replikuar mes vete në lidhje me mospublikimin e vaksinimit në komunat veriore, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se publikimi nuk bëhet as për testime.

“Ministria nuk po publikon të dhënat për vaksinim në pjesën veriore. Ministria nuk publikon rezultatet as për testime. Komunat veriore kanë raportuar rastet në IKSHPK. Këto komuna nuk raportojnë që një kohë te gjatë në IKShPK”, tha ai.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i mohoi këto akuza. Latifi ka thënë se përveç Komunës së Mitrovicës së veriut, komunat tjera me shumicë serbe kanë pranuar furnizimin me vaksina Anti-COVID

Ndërsa, ai ka thënë se qytetarët e këtyre komunave po vaksinohen në Kosovë.

Latifi ka publikuar publikuar edhe disa shifra të numrit të të vaksinuarve me një, dy dhe tri doza në Komunën e Graçanicës, Novëbërdës dhe Graqanicës, të cilat tregojnë se një pjesë e qytetarëve të këtyre komunave nuk kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në Kosovë.

“Interpetimi se nuk publikohen të dhënat e vaksinimit nga komunat me shumicë serbe nuk është tërësisht i saktë. Sepse në kuadër të dhënave të përgjithshme për numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë me një dozë dy ose tre doza përfshihen edhe të vaksinuarit nga këto komuna. Për informacionin tuaj që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 Ministria e Shëndetësisë u ka ofruar vaksina të gjitha komunave të Kosovës. Të gjitha kanë shfrytëzuar këtë mundësi. Përkatësisht Komuna e Mitrovicës së veriut, nuk ka treguar vullnet për t’u furnizuar me vaksina, ndërsa komunat tjera Graqanicë, Novëbërdë, Shtërpcë, dhe lokacionet përreth tyre të banuara me serb, kanë marrë vaksina dhe janë vaksinuar”, ka deklaruar ai.

Latifi ka thënë se në Komunën e Gra;anicës me dozën e parë janë të vaksinuar 1 mijë 594 qytetarë, në atë të Novëbërdës 1 mijë e 957, në Shtërpcë 1 mijë e 973 .

Me dy doza në Graçanicë janë vaksinuar 1 mijë e 448, në Novëbërdë 1 mijë e 731, në Shtërpcë 1 mijë e 174.

Me dozën e tretë në Graçanicë janë vaksinuar 3 mijë e 338 persona, në Novëbërdë 3 mijë e 900, ndërsa në Shtërpcë 4 mijë.

Të ngjashme