Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu duke komentuar zhvillimet e fundit politike ka thënë se “kjo çfarë po ndodhë nuk është politikë e këtu s’ ka as parime”.
Haxhiu përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka lënë të nënkuptohet se asnjë qeveri nuk mund të jetë stabile e cila siç ka shkruar ajo, krijohet përmes pazareve e shantazheve si dhe kushtëzohet nga votat e Listës Serbe, transmeton “Zeri.info”.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Kjo çfarë po ndodhë nuk është politikë, këtu s’ ka as parime. Ka vetëm pazare të pista që po i bëjnë për pushtet e karrige!
Vaj halli për atë Qeveri që krijohet përmes pazareve e shantazheve dhe e cila kushtëzohet nga votat e Listës serbe!