Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit, KDI vlerëson përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin e kornizës ligjore

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 10:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënim të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar një aktivitet afër ndërtesës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Simbolikë e këtij aktiviteti ishte vendosja “vaksinimi” kundër korrupsionit dhe shpërndarja e Abetares kundër korrupsionit.

Me këtë rast, u “vaksinua” edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se prioritet i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit, me ç’rast tha se janë duke nxjerrë ligje të rëndësishme.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi aktivitete të tilla që kanë për qëllim që të emancipojnë shoqërinë për pasojat që krimi i organizuar dhe korrupsioni sikurse edhe ata që kanë përgjegjësi në Qeveri dhe në institucionet tjera. Siç jeni në dijeni, njëra ndër prioritetet tona është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë drejtim kemi marrë shumë veprime në fuqizim të paketës ligjore kundër korrupsionit”.

“Së pari Projektligji për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligji për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme e që para pak ditësh e kemi pranuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Haxhiu, teksa shtoi se së bashku me kryeparlamentarin do të udhëtojnë në Venecia për të marrë këtë raport.

Eugen Cakolli nga KDI-ja, e vlerësoi punën e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, raporton EO.

“Simbolika e këtij aktiviteti është ‘vaksinimi’ kudër korrupsionit dhe i formimi përmes llojeve dhe manifestimeve, për shkak se ka lloje të ndryshme të korrupsionit të cilat shpesh herë mund t’i hasim në përditshmëri. KDI vlerëson jashtëzakonisht shumë përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit në kuadër të secilës janë miratuar një gamë të gjerë ligjesh”, tha Cakolli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme