Haxhiu: Vota për PDK-në është votë për ta bërë Kosovën ma mirë dhe për t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga

Prishtinë | 11 Dhj 2024 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, do ta synojë edhe për një mandat ulësen e ligjvënësit, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka njoftuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të garojë me numrin 109. 

“Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109. Në pesë palë zgjedhje radhazi kam garuar në listën e PDK-së për deputet me numrin 109, dhe kam fituar besimin tuaj, edhe në këto zgjedhje po kandidoj për deputet me numrin 109. I bindur se sërish do të marr besimin tuaj, do angazhohem edhe më shumë që të jem zëri juaj”, ka shkruar Haxhiu, teksa ka thënë se vota për PDK-në është votë për ta bërë Kosovën ma mirë dhe për t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga. 

“Kemi shumë punën për ta bërë më mirë, në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ma mirë. Vota për PDK-në është votë për  ta bërë Kosovën ma mirë dhe për  t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga. Kemi programin me të  mirë, kemi kandidatin më të mirë për kryeminstër.

Besoj shumë se edhe listën më të mirë të deputetëve”, ka shkruar Haxhiu. 

Të ngjashme