Hazard i kundërpërgjigjet Sarrit: Unë jam lider

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka hedhur poshtë pretendimet e trajnerit të tij Maurizio Sarri, se ai nuk është një lider.

Trajneri i Bluve hodhi në dyshim aftësitë e yllit belg përpara se ndeshjes gjysmëfinale të Kupës EFL të enjten mbrëma ndaj Tottenham Hotspur.

Sarri e ka cilësuar Hazardin më shumë lojtar individual sesa lider dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak belgut.

Hazard iu përgjigj italianit me një paraqitje superiore ndaj Tottenhamit, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

I pyetur pas ndeshjes nëse Sarri do të ishte i kënaqur me paraqitjen, Hazard u përgjigj paksa me thumba.

“Unë shpresoj të jetë kështu [i kënaqur]”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Në takimin që kishim para ndeshjes, biseduam për të kaluar tutje dhe për të luajtur në finale. Tani jemi në finale kështu që jemi të lumtur”.

“Detyra ime në fushë është të bëj atë që mund të bëj, sot kam bërë atë kështu që jam i lumtur. Gjithmonë them se në fushë jam një lider, mendoj se jam një lider”, përfundoi belgu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme