Haziri: Çështja e kryetarit të Prishtinës ende nuk ka përfunduar

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 12:26 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është duke e përgatitur që lëndën për rezultatin e balotazhit në Prishtinë, ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se në kandidati i LDK-së, për të parin e kryeqytetit, ka arritur që “ta dridh” kundërkandidatin e tij, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti.

“Mund të them se në Prishtinë, koalicioni ka funksionuar me Arbër Vllahiun, por nuk mund ta them të njëjtën për strukturat tjera të partisë. Në anën tjetër, nuk ka pasur reagim të votuesve të PDK-së për t’i dhënë votën Arban Abrashit, ashtu siç thuhej”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se falë votuesve të LDK-së, Agim Bahtiri për të dytën herë radhazi po e fiton Mitrovicën, por që sipas tij, edhe fitorja e VV-së në Prizren, ka qenë e ndikuar kryekëput nga votuesi i LDK-së.

Sipas tij, VV-ja e ka përdorur votuesin e partisë së Hazirit në Prizren, por e ka luajtur lojën e djallit, në Ferizaj, duke i disiplinuar votuesit e tyre, që të mos e përkrahin kandidatin e LDK-së, Muharrem Svarqa.

“Në Ferizaj kemi pasur koalicion të të gjithëve. Të gjithë anëtarët e Qeverisë kanë qenë në Ferizaj, i vetmi vend që ka funksionuar PAN-i, por tash kundër Svarqës”.

Ndërsa, sipas Hazirit, nuk ka funksionuar koalicioni LDK – PDK në Kamenicë, dhe se nënshkrimi formaI i marrëveshjes e ka dëmtuar kandidatin Shaip Surdulli.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1983964574953242/

Të ngjashme