Haziri: Grafitet kërcënuese, nuk e prishin tolerancën ndëretnike

Gjilan | 18 Shk 2017 | 13:30 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar kundër disa grafiteve që janë shkruar nëpër mure me përmbajtje kërcënuese për komunitetin serbë, të cilat i ka cilësuar si raste të izoluara.

“Komuna e Gjilanit i cilëson të papranueshme këto grafite dhe si raste të izoluara. Këto grafite në asnjë mënyrë nuk e prishin tolerancën e shkëlqyeshme ndëretnike dhe ndërfetare që mbizotëron në Gjilan”, ka thënë Haziri.

“Komuna e Gjilanit nga shumë organizata të fuqishme botërore është marrë shembull për kultivimin e dialogut dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare. E falënderoj Policinë e Kosovës për efikasitet dhe zbatim të ligjit”, thuhet në reagimin e kryetarit të Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme