Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim mbështetjeje dhe përgëzimi, kandidaten për deputete në Asamblenë e Kantoni të Solothurn-it në Zvicërr, Kosovare Rrustemi kandidate e cila është me prejardhje nga Komuna e Gjilanit dhe është bashkatdhetare në vargun e gjatë të mërgatës që Gjilani ka në botën e jashtme e veçanërisht në Zvicërr.
Kryetari, Haziri ka thënë se ndihet I gëzuar kur kur të rinjtë dhe mërgata në përgjithësi ëhstë pjesë e proceseve politike. Sipas tij, qytetarët e Kosovës më nuk janë vetëm punëtorë krahu, por pjesë e zhvillimit, arsimimit dhe integrimi i tyre të plotë përditë e më shumë po bëhet krucial dhe ne normalisht që ndjehemi krenarë.
Kryetari Haziri, po ashtu ka porositur të gjithë të rinjtë që të marrin rrugën e studimeve dhe të avancimit intelektual në botën e jashtme kudo që ata janë.
Kurse, Kosovare Rrustemi,, kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurn-it, ka thënë se mbështetja e marrë nga kryetari Haziri dhe bashkëpunimi e motivimi që ka marrë nga bashkatdhetarët e Zhegrës, të Gjilanit dhe Kosovës, është jashtzakonisht i madh duke potencuar faktin se karshi rendit demokratik në shtetet evropiane, domosdo duhet të jetë edhe përfaqësimi politik.
Ajo ka shtuar se përkujdesi dhe fuqia është krejt tjetër kur shqiptarët do ta kenë zërin e tyre karshi qytetarëve resident zvicrran.
Kosovare Rrustemi është aktiviste e dalluar, drejtuese e shumë projekteve dhe organizatave humanitare, organizatave joqeveritare, organizime për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe nënës shqiptare, dhe tash kandidate për deputete në Asamblenë e kantonit të Solotunit-Zvicërr, për zgjedhjet që do të mbahen më 12 mars 2017.