Haziri nderoi me mirënjohje alpinisten Uta Ibrahimi

Gjilan | 31 Maj 2017 | 12:59 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndarë sot mirënjohje alpinistes gjilanase, Flutura Ibahimi-Uta, për suksesin e saj të jashtëzakonshëm, duke u bërë shqiptarja e parë që është ngjitur në malin më të lartë në botë, Everest.

“Sot po e shënojmë një arritje jashtëzakonisht të madhe të bashkëqytetares sonë, e cila ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në pushitimin e majës më të lartë në botë. Edhe pse një ekspeditë shumë e vështirë, heroina e Gjilanit ka shkelë në pikën më të lartë, e ka ngrit flamurin e Kosovës për herë të parë dhe flamurin e shqipatrëve për herë të dytë.  Në emër të qytetarëve të Gjilanit, unë e kam nderuar me mirënjohje dhe uroj e shpresoj që ta kemi Utën me suksese tjera në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, alpinistja Flutura Ibrahimi-Uta, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe vlerësimin, ndërkaq ka premuar se do të vazhdoj edhe në të ardhmen të punojë drejt suksesve të reja në alpinizëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme