Me rastin e 76-vjetorit të lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i tij, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri me këtë rast tha se po nderojnë njeriun më meritorë të lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Sipas tij, gjeneratave pas Rugovës u mbetet të ta jetësojnë amanetin e tij.
Kur u pyet për humbjen që LDK-ja pësoi të dielën në Podujevë, Haziri tha se kjo nuk është krizë për këtë parti dhe se nuk do të ndalen për të ecur rrugës së ish-presidentit Rugova.
Sipas tij, në Kosovë nuk ka as zgjidhje, por as zgjedhje pa LDK-në.
“Bëmë nderim dhe respekt. Kjo është një falënderim për njeriun që realizoi ëndrra. Në kohë më të vështira doli lider”
“Ne të gjallëve na ka mbetur që ta reagojmë lirinë dhe ta shtrim dhe ta zhvillojmë demokracinë”.
“Nuk ka të bëjë me kriza, LDK-ja do të ec po u ndal rrugës së Rugovës, pa LDK-në nuk ka as zgjidhje as zgjedhje”.
Ai më tej ka thënë se fitimi i komunës së Podujevës nuk duhet të perceptohet si fitore e dekadës, e as si humbje e dekadës, raporton EO.
“…ne kemi ditur se si të ecim prapa Rugovës, sot asaj dite kemi dhimbjet tona në proces po kalojmë në ditë të vështira. Kjo na nxjerrë më të fortë, nuk është sukses i dekadës as humbja e dekadës”.
“Filozofinë e tij duhet ta kuptojnë të gjithë ata që LDK-ja po i bartë, nuk jemi fanatik as militantë politikë”.