Haziri: Nuk heqim dorë nga kryeparlamentari

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

”Pritjet kanë qenë se do të bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurtë, pjesa me madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të jetë ndarje të drejt, sipas formulës tonë të LDK-së, të 8 Janarit. Roli jonë duhet të jetë i barazvleshëm dhe se VV duhet ta shoh LDK së, pjesë e marrëveshjes”, RTK.

Haziri tha se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. “Ne kërkojmë zbatim të marrëveshjes politike, ne e shohim kështu. Ne kemi votuar Glauk Konjuvcën, pasi që ne kishim dhënë fjalën, nëse dikush ka dashur të na sprovoj ne kemi dëshmuar atë”, tha ai.

Sipas tij LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me VV në qeveri ose shkon në opozitë. “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme