Haziri: Ofroj qeverisje gjithëpërfshirëse në interes të zhvillimit të Gjilanit

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 15:11 | Nga

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se po punojnë për një qeverisje gjithëpërfshirëse në interes të zhvillimit të Gjilanit në këtë mandat, në kuadër të emërimit të Kabinetit të ri.

“Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një administratë sa më profesionale e gjithëpërfshirëse për realizimin e programit qeverisës Gjilani 2017 +. Gjilani, përveç mjeteve për autostradën, i ka të siguruara edhe 36 milionë euro për investime publike. Prandaj, unë ofroj qeverisje gjithëpërfshirëse në interes të zhvillimit të Gjilanit”, ka thënë ai në konferencën për media.

Haziri theksoi se këto ndryshime në bordin e ri do të ndodhin pas ndryshimeve në Statutin e Komunës.

“Jemi në javën e fundit të konsultimeve me publikun për ndryshimin e statutit të Komunës, deri më 8 mars. Ky dokument është kushtetuta e Komunës, ndryshimi i të cilit do t’i hap rrugë emërimeve të reja. Ftoj shoqërinë civile, grupet e interesit dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e Komunës”.

Ai ka apeluar të gjithë ata që kanë obligime ndaj Komunës që t’i shlyejnë ato, përndryshe tha se do t’i përmbyllin përmes përmbaruesve privat.

“E vetmja kategori e cila do të jetë e kursyer në këtë aspekt është ajo e qytetarëve që janë me kartelë sociale sepse vazhdoj që punoj me logjikën se nuk mund të ketë Komunë të pasur me qytetarë të varfër”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme